“Na mungon vetëm Champions” Guardiola kërkon të kthyejë mallkimin, Ancelotti kujdeset për penalltitë

Finalisti i parë është përcaktuar, tashmë Manchester City e Real Madrid luajnë për një biletë drejt Stambollit. Guardiola kërkon hakmarrje pas rikthimit të zhurmshëm të pësuar vitin e kaluar: “U them lojtarëve të jetojnë momentin dhe ta shijojnë sepse jemi me fat – deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp – Nuk duhet të bëjmë asgjë të jashtëzakonshme, varet nga ne. Duhet të japim gjithçka dhe të jemi vetvetja. Vijmë shumë mirë në këtë ndeshje, por duhet të luajmë më mirë se Real Madrid, dëshira nuk mjafton”.

“Duhet të jemi më të mirë se Real për të shkuar në finale – përsëriti trajneri spanjoll –. Duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë, por arrijmë mirë atje. Jemi në finalen e FA Cup dhe një ndeshje larg nga fitimi i Premier League – shtoi Pep, duke pritur me padurim “Tripletën” -. Askush nuk më tha të fitoja Ligën e Kampionëve kur mbërrita, por na mungon vetëm ajo. Kemi fituar çdo titull përveç këtij… E duam. Njerëzit thonë se jemi afër, por unë mendoj se jemi larg”.

MALLKIM PËR CITY…
“Kam luajtur 10 gjysëmfinale e kam humbur 7 në Champions, kështu që e di çfarë ndjesie provohet”, shtoi pastaj Guardiola. Tekniku ka folur edhe për lojtarët: “De Bruyne është stërvitur normalisht. I vetmi që është jashtë është Aké”. Spanjolli pastaj është ndalur te kundërshtari Real Madrid, duke përdorur një batutë: “Nuk e di përse janë kaq të fortë në Europë, po ta dija do dija si ti mundja. Kanë patur gjithnjë lojtarë me kualitet, pa atë standard nuk do kishin arritur këto objektivë”.

 

MAKTHI HAALAND, ADN DHE PENALLTITË
Carlo Ancelotti është gati të luajë për të hyrë në finalen e panumërt të Champions në karrierën e tij legjendare: “Plani është i zakonshmi, të përpiqem të marr më të mirën nga lojtarët e mi – ishin fjalët e trajnerit të Real Madrid në vigjilje të gjysmëfinales së dytë kundër Manchester Cityt -. Mendoj se mund të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë. Duke parë lojën, pashë se ku mund të përmirësohemi dhe do të përpiqemi”.

Blancos pas 1-1 në Bernabeu, nuk mund të përjashtohet që të nevojiten penalltitë për të konfirmuar fituesin: “Nuk e mendoj këtë. Por nëse shkojmë deri aty, realiteti është se nuk mund të stërvitesh shumë. Edhe sepse atmosfera në stadium nuk do të jetë kurrë ajo e një seance stërvitore. Por ne po mendojmë të fitojmë ndeshjen”.

Pavarësisht eksperiencës së madhe, teknikut Ancelotti nuk i mungojnë emocionet: “Jam shumë i qetë, por edhe i emocionuar dhe i sigurt. Tashmë e di që nesër do të kem ndjesi të këqija: se Haaland do të shënojë, se De Bruyne do të shënojë nga jashtë zonës… Më duhet të mendoj për driblimet e Vini dhe golat e Karim. Arritja këtu nuk është e lehtë dhe ne do të argëtohemi.”

ADN FITUESE
Së fundi, një reflektim mbi ADN-në evropiane të Real: “Nuk është e lehtë të shpjegohet, por mendoj se Champions është tashmë e veçantë. Duke filluar nga ato pesë Kupat e para evropiane (1956-1960, red). Për të gjithë, për lojtarët dhe për stafin në puna, kjo kupë është shumë e rëndësishme. Gjëja me të vërtetë e rëndësishme është që klubi ka mbajtur të gjallë kujtimin e Di Stefano, Gento dhe Amancio (tre kampionë të Europës me Real që u ndanë nga jeta vitet e fundit, red)”.

FORMACIONET E MUNDSHME
Manchester City:

Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

Real Madrid:

Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top