Muzika e artistes shqiptare me fame botërore Dua Lipa “ndërpreu” konferencën për shtyp të trajnerit të Portugalisë, Roberto Martínez, të premten.
Altoparlantët brenda sallës së konferencës në stadium nisën të luanin disa nga këngët e Dua Lipës për disa minuta, pikërisht në mes të konferencës së Martínezit. Nuk ishte plotësisht e qartë pse ndodhi kjo – me sa duket pati një ngatërrim të kabllove gjatë një prove që po zhvillohej në stadium – por askush nuk u duk i bezdisur nga kjo situatë.
Madje, Martínez filloi të lëkundej lehtë në karrigen e tij, ndërsa punonjësit përpiqeshin të gjenin një mënyrë për ta ndalur muzikën.
“Besoj se Dua Lipa po e mbështet Portugalinë,” tha ai me humor.
Më vonë, kur Martínez u pyet në konferencë për ekuilibrin e lojës së mesfushës së Portugalisë deri në atë fazë të turneut, ai nuk i rezistoi tundimit për ta rikthyer bisedën te muzika.
“Ekuilibri dhe Dua Lipa – këto ishin dy temat kryesore,” u shpreh Martínez.
@dsports INTERRUMPIDO, PERO POR UN TEMAZO 😅🎤🎶 En plena conferencia de prensa de Roberto Martínez sonó ¡Dua Lipa! 😂 El DT de Portugal se lo tomó con toda la onda #MundialEnDSPORTS #FIFAWorldCup #Futbol #TikTokDeportes ♬ sonido original – DSports