Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se “Ukraina është një vend i pavarur që nuk mund të detyrohet të ulet dhe të dëgjojë”. Fillimisht mbështetës i Ukrainës, Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla dhe një nga njerëzit më të pasur në botë po bën kohët e fundit komente gjithnjë e më të diskutueshme për Kievin.

Miliarderi ripostoi në X, një fragment të modifikuar nga një intervistë e Zelensky ku shkruhej: “SHBA nuk mund të na detyrojnë të “ulemi dhe të dëgjojmë” në tryezën e bisedimeve. Ne jemi një vend i pavarur”.


Nisur nga kjo deklaratë, Musk shkroi me tallje: “Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm”. Ai gjithashtu bashkëngjiti një artikull të BBC-së të botuar në vitin 2021 ku paraqitej Zelensky si një “komedian që nuk kishte përvojë në politikë kur u zgjodh”. Artikulli u ndryshua nga BBC pas shpërthimit të luftës duke cituar se Zelensky “ka dalë befas si një udhëheqës bindës lufte”.

Në intervistën e tij, Zelensky u pyet se çfarë mesazhesh mori nga Trump në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së kishte thënë më parë se do t’i jepte fund luftës brenda “24 orëve” dhe ekipi i tij është zotuar të sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e bisedimeve.

“Ne jemi Ukraina e pavarur. Unë mendoj se gjatë kësaj lufte, njerëzit tanë dhe unë personalisht, në negociatat me SHBA-në, me Trump, Biden dhe liderët evropianë, kemi treguar se retorika “uluni dhe dëgjoni” nuk funksionon me ne” – u përgjigj Zelensky.
Musk e bëri postimin menjëherë pasi dy senatorë demokratë amerikanë i kërkuan qeverisë të hetonte lajmet për komunikimet e Musk me zyrtarë rusë, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin.

Raporti i fundit i Wall Street Journal citoi zyrtarë amerikanë, evropianë dhe rusë të cilët pretenduan se Musk kishte kryer disa biseda me Putin dhe Zv.Shefin e Shtabit të Rusisë, Sergei Kiriyenko. Musk u përgjigj në rrjetin e tij X se ai “do të zbulojë se kush i bën këto akuza”.

Miliarderi shihet se po bëhet gjithnjë e më me ndikim në ekipin e Trump dhe është përzgjedhur për të udhëhequr “Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë”, një organ këshillimor i sapo-propozuar.

Sipas Axios, Musk iu bashkua edhe një telefonate mes Zelensky dhe Trump menjëherë pas fitores së këtij të fundit në zgjedhje, duke thënë se do të vazhdonte të mbështeste Ukrainën përmes satelitëve të tij Starlink.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top