Muriqi përfshihet në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi iu rikthye golit pas një “agjërimi” disajavësh.

 


Sulmuesi kosovar e realizoi një gol të rëndësishëm në barazimin 1:1 ndaj Villarrealit, i cili mund ta ndihmojë Mallorcan në misionin e saj për t’i shpëtuar rënies nga liga.

 

Dhe, “Pirati” me këtë rast u vlerësua nga faqja e specializuar “Sofascore”, e cila e përfshiu në ekipin ideal të xhiros së 35-të në La Liga.

 

Prizrenasi u vlerësua me notën 8.2 pas paraqitjes ndaj “Nëndetëses së Verdhë”, ndërsa i prin sulmit të formacionit ideal në kampionatin spanjoll.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari përfshihet në ekipin e javës në Spanjë.

 

Muriqi është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin ishullor spanjoll.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios i ka shënuar 22 gola në La Liga deri tash dhe e sheh veten në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë, vetëm dy gola prapa liderit, Kylian Mbappe, i cili i ka 24 gola.

 

Pra, Muriqi i ka edhe tri ndeshje në dispozicion për ta kaluar yllin francez dhe për ta fituar çmimin “Pichichi”.

Pa dyshim, përfaqësuesi kosovar është duke e kaluar sezonin më të mirë në karrierë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top