Skuadra e Mallorcas ka shënuar golin e barazimit ndaj Atletico Madridit. Ishte sulmuesi kosovar që shënoi një gol si mjeshtër, transmeton Gazeta Metro.
Piratët po ndiqnin rezultatin që nga minuta e 79 kur shënoi mesfushori Connor Gallagher. Pak minuta më vonë Atletico Madrid mbeti me një lojtar më pak në fushë kur u ndëshkua me të kuq sulmuesi Alexander Sorloth.
Vedat Muriqi goditi si mjeshtër me kokë për të barazuar në minutën e 85’të pas një krosimi të shkëlqyeshëm nga Jan Virgili.
️️Jan Virgili (Ex Masian) passeur décisif avec Mallorca contre l’Atletico Madrid.
(@GoalsXtra)
pic.twitter.com/GY6XY6ZJsn— (@JuvenilVision_) September 21, 2025
Mallorca deri tani ka mbledhur vetëm dy pikë në La Liga pas pesë xhirove ku ka pësuar edhe tre humbje mes dy barazimeve.