Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e medikamentit jetik “Avastinë” në Spitalin Onkologjik të Tiranës, duke e cilësuar situatën si një dramë të vërtetë për sistemin shëndetësor. Në një publikim në rrjetet sociale, Stafa ka ndarë dëshminë e një pacienti, sipas të cilit prej dy javësh spitali nuk furnizohet me këtë ilaç, pa të cilin pacientët nuk mund të marrin trajtimin e kimioterapisë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar, kërkojnë ‘Avastinë’ nëpër farmaci të Tiranës. Ky është medikament spitalor dhe mund të sigurohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, por prej dy javësh nuk gjendet. Ndërkohë në tregun e zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!”, shkruan Stafa.

Gazetari i drejton një apel të fortë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, duke i pyetur nëse “kjo është pasaporta europiane që po i premtohet qytetarëve”.
“Të sëmurët me kancer janë lënë në mëshirë të fatit, pa ilaçe, pa shpresë. Luftojnë për të jetuar, ndërsa shteti u mohon edhe këtë të drejtë”, përfundon ai.
Statusi
Shikoni dramën!
Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës.
Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.
Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro.
Çmenduri!!!
Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria.
Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën.