Muçi e Mehmeti jashtë formacionit për punë menaxherësh? Duka: “Selektime objektive”

Eliminimi në gjysmëfinale të playoff ndaj Polonisë nuk shkaktoi vetëm dëshpërimin për mungesën e arritjes historike në Botërorin 2026, por shpërtheu edhe një çështje të fortë brenda Kombëtares: Ernest Muçi e Anis Mehmeti nuk luajnë titullarë sepse nuk kanë pranuar të jenë pjesë e agjensisë menaxheriale ku bën pjesën edhe tekniku Sylvinho. Preisdenti i FSHF-së Armand Duka, ka dhënë opinionin e tij, duke tentuar të qetësojë ujërat: “E përjashtoj plotësisht akuzën nga ndonjë që mund të bëhet. Selektimet e tij kanë qenë objektive”.

Duka ka sqaruar me qetësi, një situatë që vetëm e qetë nuk është: “Shiko këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin”. Pastaj duke shtuar dozën e argumentit, numri 1 i Federatës theksoi: “Unë nuk mendoj se të gjithë që jemi këtu, apo të gjithë tifozët tanë që na mbështesin nëse do të bëjnë listën e ekipit kombëtar nuk do të ndryshojnë më shumë se 5 përqind nga secili nga ne. Nuk kam asnjë lloj mendimi të tillë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top