Mrekulli në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Një 43-vjeçar, roje sigurie nga Venezuela, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një qendre tregtare në La Guaira, tetë ditë pasi ndërtesa u shemb si pasojë e një serie tërmetesh të fuqishme.

Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, ai kishte mbetur i bllokuar në bodrumin e godinës që nga momenti i shembjes.

Pavarësisht kushteve tepër të vështira, si mungesa e ushqimit dhe ujit, ai arriti të mbijetojë deri në momentin kur u lokalizua dhe u shpëtua.

Autoritetet e kanë cilësuar këtë rast si një mrekulli, duke theksuar se ai mund të jetë një nga të mbijetuarit e fundit që gjendet pas kësaj katastrofe, shkruan CNN.

Ndërkohë, bilanci i tragjedisë vijon të jetë i rëndë. Rreth 50 mijë persona raportohen ende të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në kushte të vështira. Shpëtimi i 43-vjeçarit ka rikthyer shpresën mes kësaj tragjedie, duke dëshmuar se ende mund të ketë njerëz të gjallë nën rrënoja.

Autoritetet venezuelase kanë bërë të ditur se deri tani numri i viktimave ka kaluar mbi 2 mijë persona.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top