Mposhti Joshua, boksi i del nga ‘qejfi’: Oleksandr Usyk do të luajë futboll në elitën e kampionatit ukrainas

Kampioni i botës në peshat e rënda të WBA, IBF dhe WBO, Oleksandr Usyk, i është përkushtuar futbollit. Boksieri 36-vjeçar ukrainas do të luajë në nivelin më të lartë të vendit të tij. Usyk ka firmosur me Polissya, skuadër e sapongjitur në kategorinë e parë. Kjo u bë e ditur nga Gennadiy Butkevich, presidenti i ekipit të qytetit Zhytomyr.

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Londrës 2012 ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin. Presidenti Butkevich në lidhe me këtë tha: “Ai ka bërë shumë përshtypje gjatë stërvitjes së tij me ne. E qëndrimi i tij ndaj punës ka qenë një shembull i shkëlqyer për të gjithë lojtarët tanë. Kështu që ne i kërkuam të qëndronte. Dashuria e tij për futbollin e bëri të mundur këtë bashkëpunim. Tani ëndrra e tij për të luajtur në futbollin profesionist do të realizohet”.

Usyk do të mbajë fanellën me numrin 17 dhe pritet të luajë si sulmues anësor. Ndërkohë që luan futboll, ose të paktën përpiqet, kampioni i botës në peshat e rënda do të kërkojë të mbrojë titujt e tij. Më 26 gusht ai do të dalë në ring kundër britanikut Daniel Dubois në Wroclaw të Polonisë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top