“Ky është një rregullore absurde, po shkatërrohet futbolli.” Goli i anuluar i Dany Mota në pjesën e parë të ndeshjes Monza-Milan për një tërheqje nga Bondo ndaj Theo Hernandez në një moment kur topi ishte larg, i ka nxjerrë nga vetja të gjithë në ekipin e Monzës. Trajneri Nesta, pas ndeshjes, pyeti: “Çfarë faulli është ky?”. Për t’i kthyer përgjigje trajnerit të Monzës ka menduar eksperti i arbitrimit në Mediaset Graziano Cesari: “Goli u anulua për një tërheqje të lehtë nga Bondo ndaj Theo-s. Feliciani e pa dhe vendosi të mos ndalojë menjëherë lojën që të përdorte VAR-in. Ky vonim në sinjalizim ka acaruar gjithë ekipin e Monza. Ku ka mbetur vendosmëria e gjyqtarëve, që kërkohet nga kreu i arbitrave, Rocchi?”
Pra, një “tërheqje e lehtë”, për të cilën VAR-i nuk mund të ndërhyjë, por ky nuk ishte gabimi i vetëm i gjyqtarit në këtë ndeshje. Në minutën e 86-të, Bondo, i cili tashmë ishte i ndëshkuar me karton të verdhë, shpëtoi nga një tjetër ndëshkim për një faull në një kundërsulm të Milan (SPA – Ndërprerje e një aksioni të premtuar). Nesta, në fakt, e zëvendësoi mesfushorin e lindur në vitin 2003 menjëherë pas këtij episodi.
Po ashtu, edhe faulli i Marì ndaj Pulisic meritonte një karton të verdhë, ndërsa ndëshkimi i Djuric në fillim të pjesës së dytë ishte i tepruar: Feliciani i kritikuar.