Mourinho ngatërron klubet e Stambollit: një hap larg Besiktas, portugezi firmos me Fenerbahce

José Mourinho më në fund ka gjetur një ekip të ri. I shkarkuar nga Roma në mes të sezonit që sapo u mbyll, trajneri portugez tashmë ka arritur marrëveshjen për t’u ulur në pankinën e Fenerbahce. Njoftimi për mbërritjen e Special One në kampionatin turk mund të arrijë edhe në orët në vijim. Fenerbahce sapo është mposhtur nga Galatasaray në garën për kampionatin kombëtar dhe synon të ndryshojë gjërat me ardhjen e Mourinhos në pankinë. Special One mendohet i duhuri për të fituar një titull që i mungon klubit që nga viti 2014.

NË TURQI JANË TË SIGURTË: MOURINHO KA THËNË PO
Prej kohësh emri i Jose Mourinho është lidhur me klube të ndryshme, madje të rëndësishme. Pas aludimeve për zbarkimin në ligën e pasur saudite, së fundmi, zërat për kalimin e tij në Turqi ishin bërë këmbëngulës. Tashmë, sipas mediave turke, është arritur një marrëveshje me presidentin e Fenerbahce, Ali Koç, në detyrë që nga viti 2018 për një kontratë dyvjeçare.

Turqia do të jetë vendi i pestë në të cilin Mourinho shkon të punojë si trajner pas Portugalisë (Benfica, Uniao Leiria, Porto), Anglisë (Chelsea, Man Utd, Tottenham), Italisë (Inter, Roma) dhe Spanjës (Real Madrid). Në palmaresin e tij janë 8 kampionate të fituara, 2 Champions League, 2 Europa League dhe së fundmi Conference League e fituar në 2022 në Tiranë me Romën. Te klubi turk do të gjejë edhe boshnjakun Edin Dzeko, te Fenerbahce nga viti 2023.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top