José Mourinho është gati të rikthehet në pankinë pasi u shkarkua nga Roma në mesin e janarit. Jo te Fenerbahçe, siç u përfol ditët e fundit, por gjithësesi në Stamboll të Turqisë. Zv/presidenti i Besiktas, Hüseyin Yücel tha se “rreth një muaj më parë takova teknikun Mourinho në Stamboll dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Ne i kemi përmbushur pritshmëritë e tij financiare, po punojmë për sponsorizime dhe jemi të gatshëm t’i plotësojmë kërkesat e tij për pagën. Ne do të kemi një takim përfundimtar në Itali javën e ardhshme”.
“I thashë se doja ta shihja këtu, se i shkonte për shtat alkimisë së Besiktas – shtoi Hüseyin Yücel për Sporx –. Mourinho tha se do ta mendonte dhe pas pak u përgjigj se do të donte të na takonte sërish në Itali. Nëse gjejmë një marrëveshje me Mourinho atëherë do ta këshillojmë që të përfshijë në staf edhe Ricardo Quaresma”, ka deklaruar ai për Sporx.
Kështu, Special One, me kalimin në Turqi, në klubin e famshëm të Stambollit, nuk do të jetë më rivali i forte i dy shqiptarëve Ernest Muçi dhe Milot Rashica, si u përfil në fillim për kalimin te Fenerbahce, por trajneri i tyre. Dyshja i ka udhëhequr bardhezinjtë në vendin e pestë me 55 pikë. Me dy javë nga fundi, në një kampionat të dominuar nga Galatasaray (99 pikë), Besiktas është vetëm tre pikë larg Istanbul Basaksehir, që mban vendin që të çon në Conference League sezonin e ardhshëm.