Mourinho menjëherë jashtë Champions: Fenerbahce nuk ia del me Lille, Xhixha gjen golin me Qarabag

Në prag të Superkupës europiane në Varshavë, po përcaktohet edhe tabloja e plotë e play-off-it të Champions Leeague (20-27 gusht) që do të caktojë shtatë vendet e fundit në grupin me 36 skuadra. Në fakt, raundi i tretë i eliminatoreve përfundoi mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit ku e bujshme ishte dalja e Fenerbahce dhe teknikut Jose Mourinho.

Rruga e Fenerbahce e drejtuar nga José Mourinhos tashmë është ndalur. Turqit janë eliminuar nga Lille pas barazimit 1-1 në Sarakoglu (francezët kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë) dhe zbresin në Europa League. Shtytja e madhe nga publiku i Stambollit nuk ishte e mjaftueshme për të marrë më të mirën ndaj skuadrës së Genesio. Francezët bënë mirë dhe u treguan të aftë për të rrëmbyer kualifikimin në kohën shtesë.

Fenerbahce, pas një ndeshjeje plot emocione, kaloi në epërsi në kohën e shtesë me autogolin e Diakite. Shkak u bë një rivënie shumë e gjatë nga ish-lojtari i Parmës Oosterwolde, i devijuar drejt portës nga Edin Dzeko, i konfirmuar në qendër të sulmit. Në pjesën e dytë të shtesës Lille mbeti me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Mandi, por më pas gjeti barazimin vendimtar nga pika e bardhë me Jonathan David, një penallti e shkaktuar nga një prekje me dorë nga Oosterwolde.

Fitore e jashtëzakonshme e Qarabag, që pas suksesit 2-3 në kohën e rregullt ndaj Ludogorets e coi ndeshjen në shtesë, ku azerët u ekzaltuan 2-7. Në gol edhe Redon Xhixha. Sukses edhe për skuadrat e Pragës, me Qazim Laçin si gjithnjë titullar.

Qualification Champions League
Apoel Nicosia 0-0 SLOVAN BRATISLAVA
BODOE/GLIMT 4-1 Jagiellonia Bialystok
FC Twente 3-3 FC SALZBURG
Fenerbahce 1-1 LILLE
Paok FC 3-4 MALMO FF
Ferencvaros 1-1 FC MIDTJYLLAND
Ludogorets Razgrad 2-7 QARABAG FK
Fcsb 2-3 SPARTA PRAGUE
Union St.Gilloise 0-1 SLAVIA PRAGUE
Rangers 0-2 DYNAMO KYIV

*Me kapitale skuadrat e kualifikuara

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top