Mourinho deklaron të ardhmen: “Dua të rri, nëse do ketë ndarje, nuk do jetë me dëshirën time”

Roma humbi një ndeshje të rëndësishme në transfertë ndaj Bolonjës dhe në të njëjtën kohë gjendet jashtë zonës që vlen Evropës në renditje. “Pa Dybala dhe Lukaku e dija se do të ishte e vështirë – komentoi José Mourinho në fund të ndeshjes -. Djemtë sigurisht që donin të bënin më mirë, por ne kishim probleme taktike dhe vështirësi të mëdha fizike”. Roma po paguan edhe impenjimet e shumta dhe shumë dëmtime: “Mancini është në vështirësi të mëdha dhe luan me dhimbje në ije sepse skuadra ka nevojë. Ai është shembull”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kur flitet për Romën dhe Jose Mourinho, është gjithmonë e vështirë të mos mendohet për të ardhmen: “Unë dua të vazhdoj te Roma – deklaroi José për DAZN -, por nëse vazhdoj këtu, duhet të punojmë me kufizimet e Fair Play-it financiar. Dhe është më mirë të punosh me ndonjë të ri që mund të rritetm në krahasim me lojtarë të formuar që nuk mund të përmirësohen më”.

Kështu, Special One ia kaloi topin shoqërisë për sa i përket të ardhmes: “Me ata nuk kam folur për kontratën, por ky klub ka tifozë unikë. Nëse ndarja do të ndodhte, nuk do të jetë me dëshirën time”.

 

Me humbjen në Dall’Ara, Roma humbi vendin e katërt në renditje: “Ne e dimë dimensionin e ekipit, por kur të kem të gjithë djemtë në dispozicion, mund të luftojmë për vendin e katërt dhe të marrim një rezultat kundër të gjithëve”. Në fund, zëvendësimi i veçantë i Renato Sanches pas vetëm 17 minutash: “I kërkoj falje djalit, ajo që mu desh të bëja është një gjë e vështirë për një lojtar”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top