#MottaOut pushton rrjetet sociale: tifozët nuk durojnë më, Thiago Motta i padëshiruar

Thiago Motta është vënë në shënjestër nga tifozët e Juventus-it dhe në rrjetet sociale ka shpërthyer hashtag-u #MottaOut, një skenar i ngjashëm me atë të Massimiliano Allegri-t në sezonet e kaluara. Barazimi 0-0 në fushën e Club Brugge në Champions League, pavarësisht se siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e playoff-it, nuk u prit mirë nga tifozët, të cilët kanë shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj trajnerit italian.

Fillimi i sezonit me Mottën në stol ishte premtues, me rezultate pozitive që ngjallën optimizëm rreth projektit të ri, por me kalimin e kohës dhe serinë e barazimeve, entuziazmi është zëvendësuar nga zhgënjimi dhe kritikat e ashpra. Problemet e shumta, nga dëmtimet në mbrojtje, forma jo e mirë e sulmuesve dhe vendimet e trajnerit, kanë rikthyer ndjesinë e pasigurisë që dominonte në periudhën e Allegri-t.

Thiago Motta nën presionin e tifozëve: “Një histori që përsëritet”
Pas barazimit me Brugge, rrjetet sociale u mbushën me kritika të ashpra, duke rikthyer një situatë të njohur për tifozët bardhezi. Mungesa e fitoreve të njëpasnjëshme ka ndikuar në garën për titull, ndërsa humbja në Superkupën e Italisë dhe rastet e shpërdoruara për të qëndruar në krye të kampionatit kanë rritur zhgënjimin në tifozeri. Në fillim të sezonit, pritshmëritë ishin të larta, veçanërisht pas një merkatoje optimiste, por tashmë tifozët duket se nuk janë më të gatshëm të tolerojnë hapa fals.

Pavarësisht se Motta nuk është fshehur pas alibive për dëmtimet apo dështimet e merkatos së janarit – ku ende nuk dihet kur do të jetë i gatshëm Kolo Muani – skuadra vazhdon të tregojë dobësi në menaxhimin e ndeshjeve dhe mungesë lidershipi në momentet vendimtare. Kjo situatë po e bën gjithnjë e më të vështirë rikuperimin psikologjik dhe kthimin te rezultatet pozitive.

Në fund, me shpërthimin e #MottaOut, Juventus duket se është rikthyer në të njëjtën situatë si me Allegri-n. Pyetja që shtrohet tani është nëse presioni nga tifozët do të ndihmojë skuadrën të dalë nga kriza, apo thjesht do të përkeqësojë situatën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top