Emisioni i famshëm italian “Striscia la notizia” i ka dorëzuar Tapirin e artë tekikut Thiago Motta, për momentin e vështirë që po kalon Juventus. Bardhezinjtë, në fakt, janë jashtë garës për titullin kampion dhe me vështirësi arritën në playoff të Champions League. “Është një moment i tillë dhe po mundohemi ta kalojmë”, ka komentuar trajneri bardhezi, i cili – kur gazetari e pyet nëse “do t’i hajë Pashkët në Torino” – shton: “Kush e di… Në këtë punë mendojmë gjithmonë për ndeshjen tjetër, nuk mund të mendojmë për asgjë tjetër”.
Më pas, në lidhje me një grindje të dyshuar me Antonio Conte, që duket se i është drejtuar teknikut Motta duke i thënë “duartroket këtë ka*llikun”, gjatë ndeshjes Napoli-Juventus, trajneri i Juventus e ndërpret duke thënë: “Kam duartrokitur për arbitrin sepse bëri një ndeshje të shkëlqyer, atë që ka bërë Conte nuk e kam parë”.
‼️ESCLUSIVA STRISCIA‼️
Tapiro d’oro a #ThiagoMotta per il “periodaccio” che vive la sua @juventusfc : «Chi lo sa se “mangerò la colomba”…io penso alla prossima partita»
Leggi l’anticipazione al link: https://t.co/0sb5gw7uUD#Striscialanotizia #Juventus @VStaffelli pic.twitter.com/gBvj2Q4XyQ— Striscia la notizia (@Striscia) January 31, 2025