Motrat Istrefi ia vënë ‘flakën’ – Pozojnë linjat seksi nga plazhi

Pas disa projekteve muzikore të suksesshme, Nora dhe Era Istrefi i janë larguar për disa ditë angazhimeve për të shijuar pushime relaksuese pranë detit.

Të dyja motrat kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku për një arratisje familjare, ku nuk mungojnë as vajza e Norës, Renee, motra tjetër Nita, si dhe nëna e tyre, që duket se po kalojnë momente të bukura dhe të mbushura me dashuri.

Ishte Nora ajo që ndau me ndjekësit një kolazh të fotografive nga pushimet, ku ato shfaqen formë të shkëlqyer fizike.

Fotot janë realizuar pranë bregdetit, por pa zbuluar saktësisht lokacionin e tyre, gjë që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve në rrjetet sociale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top