Motra e Celine Dion flet për gjendjen e saj shëndetësore

Motra e Celine Dion, Claudette Dion, po ndan një përditësim tronditës për betejën e saj me sindromën e personit të ngurtë.

Claudette tha kohët e fundit për Canada’s 7 Jours se Celine, ka “humbur kontrollin e muskujve të saj”, sipas Daily Mail, pasi gjendja është përkeqësuar me kalimin e kohës.

“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar”, tha artistja për gazetën. “Ajo gjithmonë ka punuar shumë. Nëna jonë i thoshte gjithmonë: ‘Do t’ia dalësh mirë.”

Claudette shtoi se Celine ka dëshirë të performojë përsëri, pavarësisht situatës së tmerrshme.
“Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ëndrrat e saj, qëllimi është kthimi në skenë,” tha ajo.”

Në dhjetor 2022, Celine njoftoi se do t’i duhej të anulonte pjesën e mbetur të turneut të saj botëror për shkak të çrregullimit neurologjik progresiv dhe të pashërueshëm që sulmon muskujt – duke përfshirë kordat vokale dhe zemrën.

Intervista e Claudette vjen dy muaj pasi Dion – e cila për herë të fundit doli në skenë në mars 2020 – bëri një paraqitje të rrallë publike gjatë një loje NHL në T-Mobile Arena në Las Vegas më 30 tetor.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top