Moti/ Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me altrenime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adritik dhe Jonë pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 23°C,

në zonat e ulëta 12 deri 26°C,

në zonat bregdetare 13 deri 25°C.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top