Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh të herëpashershme. Reshjet e shiut me intensitet të ulët fillimisht në zonën perëndimore e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top