Moti, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Ato pritet të kenë intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në ekstremin veriperëndimor lokalisht do të arrijnë intensitet mesatar.

Gjatë ditës, reshjet e herëpashershme do të vijojnë në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore parashikohen reshje me intensitet deri mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Herë pas here, ajo pritet të forcohet deri në 16 m/s, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 4-6 ballë.

Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për informacionin më të fundit mbi kushtet atmosferike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top