Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin. Vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat. Në skajin jugor dhe juglindor ato do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat, por pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek. Ajo do të shoqërohet me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në bregdet: 2/14°C,
në vendet e ulëta: -2/14°C,
në vendet malore: -8/5°C.