Moti i keq shkakton probleme në qarkun e Shkodrës

Territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike, me reshje shiu dhe dëbore.

– Në DRV Shkodër akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Gjatë mbrëmjes ka patur rënie inertesh, por janë pastruar nga kontraktorët.

– Nga bashkia Shkodër, vijon i bllokuar aksin rrugor Prekal- Kir. Aksi rrugor Breg Lumi – Theth është pastruar nga inertet dhe është i qarkullueshëm që në mëngjes. Kanali i Çentralit Ndërlysaj është mbushur me inerte dhe është jashtë funksionit. Në zonat malore të kësaj bashkie ka mungesë të energjisë elektrike.

– Në bashkinë Malësi e Madhe, gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar rruga fshatit Kamice si pasojë e vërshimit të Përroit të Thatë.

– Në bashkinë Vau Dejës, mungon energjia në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Vig Mnele. Probleme të tjera nuk raportohen për këtë bashki.

– Në bashkinë Fushë Arrëz vijojnë reshjet e shiut dhe erë me intensitet të lartë. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësite administrative Iballë, Fierzë dhe Blerim. Qarkullimi në rrugët kryesore vijon, por ka prezencë uji dhe gurësh. Aksi rrugor Gjegjan – Shpal në rreth 40 % është i bllokuar.

– Në bashkinë Pukë, problematika kryesore është dëmtimi dhe prezenca e materialeve në rrugët rurale. Në njad Rrapë është dëmtuar ura e fshatit Kabash. Në fshatin Qerret raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.

– Nga DRUK Lezhë, reshjet e shiut me intensitet prej 50 mm/24 në orë, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura, diga, hidrovoret janë në funksion.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top