Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Vlorë

 

Për shkak të motit të keq është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa mjetet që operojnë brenda gjirit duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave të sigurisë.

Njoftimi i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 10-11.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 10.11.2023 në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 20m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 10-11.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës të njoftohen për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës kanë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11.11.2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top