Moti i keq në vend/ Shkodra nën kontroll situatën, në Fushë-Arrëz rruga e Iballes ende e bllokuar

 

Probleme të shumta janë regjistruar ditët e fundit në vend pas ndryshimit të motit. Vendi u perfshi nga reshje shiu dhe dëbore të cilat sollën bllokim e disa akseve duke bllokuar qarkullimin.

Bllokimi i rrugëve nga bora nuk ishte i vetmi problem pasi disa qyteteve nuk u furnizuan me e energji elektike për shkak të problematikeve që u shfaqën nga erërat e forta.

Në lidhje me situatën është raportuar një njoftim i ri nga strukturat e qarkut Shkodër ku bëhet me dije se këto problematika janë rregulluar dhe se nuk ka probleme me energjine në pjesën më të madhe të zonës. Më tej bëhët me dije se nuk ka probleme me akset rrugore. Sitatën në te cilën u përball vendi e ka marrë në kontroll edhe bashkia Fushë-Arrëz ku te shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Në territorin e bashkisë Fushë -Arrëz situata është e qetë, po fillon puna për hapjen e rrugëve të njësive administrative,” thuhet në njoftim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top