Moti i keq në Slloveni/ Dëme të shumta nga stuhitë

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Sllovenisë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci. Mësohet se janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht. Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente, duke theksuar se komuna nuk mund t’i përballojë vetë pasojat e stuhisë.

Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa zona është dashur të pastrohet me makineri të rënda. Në disa vende, kokrrat e breshërit kanë arritur madhësinë e topave të tenisit, duke dëmtuar çati dhe automjete.

Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO) ka raportuar për reshje të dendura breshëri në rajonin e prekur, ndërsa Meteoinfo Slovenia ka theksuar se stuhia është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme dhe shumë rrufe. Edhe në fotot e shpërndara në rrjetet sociale duken dëmet që kanë shkaktuar stuhitë dhe breshëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top