Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Ky moti i vranët vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike. Era e fortë ka demtuar linjat në disa zona. Sipas të dhënave janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimes, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.
Në bashkinë e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, vijojnë reshjet, por nuk raportohen probleme. Në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, konkretisht Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak, mungon plotësisht energjia elektrike. Edhe në territorin e bashkisë së Pukës, vijojnë reshjet e shiut dhe era e fortë, por pa probleme.