Moti i keq në Durrës/ Vijon prania e ujit në banesa dhe ambiente publike

Moti i keq në vendin tonë ka sjellë probleme në disa qytete. Ndër më të prekurit është Durrësi. Ministria e Mbrojtjes njofton se vijon puna për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit:

· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.

· Është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.

· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.

· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë

· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top