Moti i keq gjatë orëve të para të ditës së sotme në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të automjeteve. Emergjencat civile bëjnë me dije se në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër ka prezencë të inerteve.
Mesohet se në Bashkinë Memaliaj, fshati Xhafaj, Njësia Administrative Buz është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Po ashtu raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e erës së fortë duke lënë pa energji elektrike fshatrat në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull dhe një pjesë të qytetit të Tepelenës.