Rikthehet moti i përkeqësuar në Vlorë dhe pezullohet lundrimi detar. Kapiteneria e portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë Gjirit të Vlorës shkon me 6-7 bf, ndërsa brenda gjirit deri në 6bf.
Për kërë qëllim është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Pezullimi do të vazhdojë deri mbrëmjen e së shtunës.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31 mars – 1 prill 2023, duke filluar nga ora 10:00 datë 31 mars, në drejtimin jug-juglindje, pritet një forcë deri 6 bft me shpejtësi ere deri 15 m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7 – 8 bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 31.03-01.04.2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Ggjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës orës 18 të datës 1 prill.