Moti i keq, ARRSH: Ulni shpejtësinë kur qarkulloni, disa akse vijojnë të jenë me probleme

Reshjet e dendura të shiut dhe dëbora kanë krijuar problematika në disa akse rrugore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në qarkullimin me makinë. Në mënyrë që të shmangen aksidentet, ARRSH këshillon vendosjen e gomave të dimrit e të zinxhirëve, si dhe uljen e shpejtësisë.

Njoftimi i ARRSH:
Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës Temperaturat kanë qenë në rritje Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top