Moti do të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në det

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar ditën e sotme për motin e përkeqësuar në vend. Sipas njoftimit ndalohen mjetet e vogla të lundrimit të dalin në det. Drejtoria bën apel të ushtrohet kujdes për shkak se moti do të vazhdojë të rëndohet.

Nga ana tjetër anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë drejt destinancioneve.

NJOFTIMI I DREJTORISË SË PëRGJITHSHME DETARE:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 25-26.11.2023. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 25-26.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 25.11.2023 ne drejtimin Veri-Perëndim deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 25-26.11.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26.11.2023.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top