Mot i nxehtë dhe kushte atmosferike të qëndrueshme/ Temperaturat arrijnë në 34 gradë

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 31°C
në zonat e ulëta 14 deri 34°C
në zonat bregdetare 18 deri 32°C.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top