Mot i kthjellët me alternime vranësirash, temperaturat ulen në mëngjes

Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët me alternime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar reshje të izoluara në ekstremin verior. Orët e pasdites do të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori duke ia lënë vendin moti të kthjellët dhe vranësirave kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Shkodër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Sarandë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme, vijojnë ndikimin e tyre në MV duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 15°C.

Rajoni dhe Evropa

Ishujt britanikë si edhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut si edhe dëborës ne Alpe të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu; do të vijojnë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica vendet e Evropës lindore dhe pjesërisht gadishulli skandinav. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik. Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe deti Egje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top