Moszbatimi i vendimit nga Kuvendi për mandatin e Olta Xhaçkës, kryetarja e GJK: E paimagjinueshme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka. Zaçaj deklaroi se vendimet e GJK-së janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top