“Mos u shqetësoni, jam këtu”, Brozovic firmos në Arabi, Al Nassr e prezanton me një bombë

Gjithcka e përfunduar në telenovelën e merkatos që pa Marcelo Brozovic të transferohet në Arabinë Saudite. Mesfushori i Inter ka nënshkruar kontratën e tij të re e për këtë arsye është lojtari i ri i Al Nassr. Transferimi i kroatit te skuadra e Cristiano Ronaldo ishte në ajër prej disa ditësh. Ajo që e bëri më intriguese, ishte pengesa që u krijua fillimisht nga pretendeimet e larta të lojtarit e më pas nga ulja e ofertës së sauditëve për zikaltrit.

Kështu, zikaltrit shkurtojnë një nga pagat më të rëndësishme të skuadrës dhe arkëtojnë 18 milionë euro. Sigurisht jo aq sa do të kishin shpresuar, por gjithsesi një shifër e rëndësishme për klubin milanez. Tani, Inter mund të kthehet të investojë në fushatën e transferimeve.

POSTIMI
Al Nassr e zyrtarizoi blerjen e Brozovic në Twitter, fillimisht me një video të bukur të një lojtari të stilizuar me një bombë në dorë. Bomba ‘plasi’ pas minuta më vonë, kur u shfaq video e prezantimit. “Mos u shqetësoni, jam këtu, zgjodha Al Nassr”. Këto ishin fjalët e para të kroatit. Gjithçka e shënjuar nga “brozo” e tij epike dhe disa prekje në logon e re të klubit. Telenovela mbyllet këtu.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top