Mos harroni të ndryshoni orën. Sot akrepat një orë para

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00, kur hyri në fuqi dhe ora e verës.

Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.

Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.Qëllimi I këtij ndryshimi ka të bëjë me kursimin e energjisë.

Ora diellore rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor akrepat do i kthejmë sërish një orë pas për të rimarrë orën e gjumit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top