Mori dokumentin sekret dje, mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend për shqyrtimin e masës ndaj Agron Shehajt

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvendin e Shqipërisë mblidhet sot në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e 13 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj. Në mbledhje pritet të diskutohet kërkesa e socialistëve për procedurat që duhet të ndiqen ndaj deputetit Shehaj, sa i përket rastit kur ai u largua me vrap nga Kuvendi me dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në.

Në kërkesën e tyre, 13 deputetët e PS kanë kërkuar që çështja t’i referohet menjëherë edhe SPAK-ut. Shqyrtimi në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën vjen pas debatit të krijuar në Kuvend dhe pretendimeve të ngritura nga deputetët socialistë lidhur me veprimet e Agron Shehajt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top