‘Mora drogë pa e ditur’: Kardashian tregon për përvojën e keqe në Coachella

Khloé Kardashian ka treguar se gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin Coachella rreth një dekadë më parë ka përjetuar një situatë ku, sipas saj, ka konsumuar aksidentalisht substanca narkotike.
Në podkastin e saj “Khloé in Wonderland”, 41-vjeçarja tha se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016 dhe se nuk e kishte kuptuar fillimisht se çfarë po ndodhte.

“Nuk mendoj se dikush më drogoi qëllimisht. Thjesht mendoj se isha naive dhe nuk e kuptova se të tjerët ishin nën ndikimin e drogës”, u shpreh ajo.

Kardashian tregoi se kishte pirë një pije dhe pak më vonë kishte filluar të ndihej keq dhe e hutuar, pa e ditur arsyen.

“Askush nuk dëshiron të ndihet ashtu dhe të mos e dijë pse”, tha ajo.

Ajo shtoi se përvoja e kishte bërë të frikësohej dhe se ishte mbyllur në një banjo për disa orë, pasi nuk po e kuptonte gjendjen në të cilën ndodhej.

“Nuk e kuptova çfarë kishte ndodhur deri pasi gjithçka përfundoi”, pranoi ajo.

Në të njëjtin podcast, Kardashian foli edhe për arrestimin e saj në vitin 2007 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, duke treguar se në atë kohë nuk e kishte kuptuar seriozitetin e situatës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top