Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në selinë e PS-së

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, për të takuar kryeministrin Edi Rama. Mësohet se takimi do të ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit.

Më herët, Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politik edhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën e bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top