Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK sot rreth orës 10:00. Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqëruar nga avokati dhe pritet të japë shpjegime para Burosë Kombëtare të Hetimit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Ajo është thirrur edhe disa herë të tjera në Prokurorinë e Posaçme, jo vetëm në lidhje me këtë çështje, por edhe për shkak se ka qenë ndër kallëzueset kryesore për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.