Monika Kryemadhi paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemahdi ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta u vu në pranga nga Forcat Speciale, Kryemadhi do të mbajë konferencë për shtyp, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua mesditën e së hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Treshja e prokurorëve të SPAK, Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë firmosur prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Neësbomb.al mëson se ai akuzohet për veprat penale “Mosdeklarim i Pasurisë” dhe “Pastrim i Parave”.

Masë sigurie “Detyrim paraqitje” është dhënë dhe për Monika Kryemadhin, ish-kryetare e LSI dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top