Euro nuk e ndal rënien, zbret afër 104 lekëve

Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë.Ky është një tjetër rekord historik minimum, që nga koha kur euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002.

Pas dy ditësh që euro rezistoi, leku doli sërish fitimtar ditën e sotme. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.

Në fillim të këtij viti, një euro këmbehet me 114.54 lekë. Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ra me 0.9 lekë, në 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit.
Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë, ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë.

Në rënie ishte dhe franga zvicerane, me 0.15 lekë, duke u këmbyer me 107.07 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e rënies lidhen me ofertën e lartë që ka në treg për euro dhe tërheqjen e saj të dobët nga tregu.

Një faktor i qëndrueshëm i ofertës është valuta informale. Ndërsa muajt e fundit shtimi i turistëve ka ndikuar që kjo ofertë të shtohet dhe më tej.

Sa më shumë që po shkohet drejt kulmit të sezonit aq më shumë zhvlerësohet euro.

Vitet e kaluar, përgjithësisht rënia sezonale niste në mes të korrikut e kulmonte në gusht, por këtë vit nënçmimi i valutave ka qenë i pranishëm pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe është intensifikuar ndjeshëm që nga maji./ Monitor

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top