Momenti kur autori i sulmit në darkën ku ndodhej Donald Trump “çan” sigurinë

Janë publikuar pamjet nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.

Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi “çan” sigurinë dhe futet në sallën ku po zhvillohej evendit. Por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine. autori i sulmit ne shba

Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top