Moment solemn/ Veliaj nënshkruan marrëveshje me kryetarin e Kukësit… për trajnim stafi (VIDEO)

Kur s’ke ndonjë punë për të bërë, por puna ta do që të dalësh në televizor, do sajosh patjetër ndonjë budallallëk. Fundja këtu budallallëku është ngritur në sistem, ka marrë revansh e pak njerëzve iu bën përshtypje.

Zyra e propagandës së Erion Veliajt ka shpërndarë sot në media pamjet e një takimi që Veliaj bëri me kryetarin e Bashkisë Kukës.

Thuhet se nënshkruan të dy bashkë një marrëveshje, e cila synon që Bashkia Tiranë të trajnojë stafin e Bashkisë Kukës. Çfarë gallate! Tirana do trajnojë Kukësin dhe kjo meriton një marrëveshje solemne, kamera, foto, sinkron dhe prezencë të Pandi Majkos e ish-zëvendësit të Safet Gjicit që u gradua prefekt i Kukësit.

Pasi u ezauruan gjithë OJF-të që rrjepin fonde poshtë e lart, mbaruan edhe programet e BE, trajnimet për rritje kapacitetesh tani do t’i bëjnë patronazhistët e Erion Veliajt. Si për ta bërë më komike situatën, mjafton të shohësh portretin e kryetarit të Kukësit.

Dukshëm i kompleksuar e në siklet, ai e shpërfaq gjithashtu të gjithë adhurimin e tij ndaj Erion Veliajt. Kronika e gatshme e Top News nuk le më vend për komente të tjera. E thotë vetë gjithçka.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top