Mohamed Salah njofton largimin nga Liverpool

Mohamed Salah ka shtangur tifozët e Liverpool atëherë kur më pak e prisnin. Në mes të lumturisë pas fitores së madhe në fushën e rivalëve të përjetshëm të Manchester United, ylli i “The Reds” tha para mediave se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Liverpool, shkruan A2.

Menjëherë pas ndeshjes së shkëlqyer që zhvilloi, duke ndihmuar ekipin e tij me një gol e dy asiste në fitoren 3-0 në “Old Trafford”, sulmuesi egjiptian dha lajmin e bujshëm.

Për “Sky Sports”, Salah tha: “Siç e dini, ky është sezoni im i fundit te Liverpool. Dua vetëm ta shijoj. Askush nga klubi nuk ka folur me mua për rinovimin e kontratës, kështu që ky do të jetë sezoni i fundit. Nuk ka problem”.

Një deklaratë e tillë lë të kuptosh se Salah dëshiron që të vijojë të luajë me “The Reds”, por drejtuesit e klubit jo. Për këtë arsye, Salah ka vendosur të jetë i pari që jep lajmin e papritur.

Një vit më parë, Liverpool refuzoi një ofertë prej 200 milionë eurosh nga Arabia Saudite për sulmuesin Salah.

Tre fitore në 3 ndeshje, Slot vendos rekorde te Liverpool
Humbja ndaj Liverpool, Ten Hag: Mund të fitojmë trofe, po ndërtojmë ekipin
Ndërsa tani, nëse gjërat nuk ndryshojnë, egjiptiani do të largohet me parametër zero nga klubi legjendar anglez pas 8 sezonesh fantastike.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top