Moggi nuk ka dyshime: “Fonseca akuzon klubin, duhet të ndëshkohet”

Te Milan vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes shpërthimi i teknikut portugez Paulo Fonseca. Gjithcka ndodhi pas një paraqitjeje që nuk e kënaqi, në përfundim të ndeshjes kundër Crvena Zvezda, pavarësisht fitores 2-1. Pikërisht për këtë çështje ka dhënë mendimin e tij edhe Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus, i cili ka komentuar fjalët e trajnerit kuqezi.

Shpërthimi i teknikut Fonseca
“Unë nuk jam i kënaqur me paraqitjen,” – kishte thënë Fonseca për Sky Sport. – “Unë punoj çdo ditë për skuadrën dhe nuk e di nëse të gjithë mund të thonë të njëjtën gjë. Nëse del në fushë me këtë qëndrim dhe nuk jep gjithçka për fanellën, atëherë gjërat bëhen të vështira. Unë e kam ndërgjegjen e pastër; nëse do të më duhet të thërras lojtarë për Milanin e së ardhmes, do ta bëj këtë”.

Moggi: “Fonseca duhet të ndëshkohet”
Në këtë kontekst, Moggi ka shprehur një qëndrim të prerë: “Fjalët e teknikut Fonseca ishin si një bombë; ai akuzon klubin për mungesë veprimi kur bëhet fjalë për vendosjen e disiplinës ndaj një skuadre që nuk e ndjek atë dhe një dhome zhveshjeje që nuk është e bashkuar. Shenjat ishin vënë re që gjatë cooling-break në ndeshjen Lazio-Milan. Të lind natyrshëm mendimi se, te Milani, shprehja ‘më mirë të parandalosh sesa të kurosh’ nuk është shumë e njohur. Tani, i pari që duhet ndëshkuar është trajneri, i cili duhet ta dijë që këto deklarata mund të bëhen vetëm brenda dhomës së zhveshjes”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top