Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Nga blerja e barnave tek tenderat drejt privatizimit, Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka konfirmuar projektin që synon të ndryshojë mënyrën e prokurimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore për spitalet publike.

Bëhet fjalë për një nismë që ishte prezantuar më herët, por që nuk u firmos nga ish-ministrja Evis Sala para largimit të saj nga qeveria.

Drafti i ri parashikon që shoqëria shtetërore përgjegjëse për këtë proces të ketë mundësi të bashkëpunojë edhe me kompani private, duke ndryshuar kështu modelin aktual të furnizimit të spitaleve publike.

Qeveria e argumenton këtë nismë me synimin për të garantuar furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore. Megjithatë, projekti ngre pikëpyetje për përqendrimin e tenderave dhe të fondeve publike në një strukturë të vetme, si dhe për mënyrën se si do të garantohet konkurrenca mes kompanive, transparenca e procedurave dhe kontrolli mbi përfituesit e kontratave.

Detajet e zbatimit të modelit të ri dhe mekanizmat e mbikëqyrjes do të jenë vendimtare për të kuptuar ndikimin e tij në menaxhimin e fondeve publike të shëndetësisë.

Modeli ngjan me atë të kompanisë shtetërore të mbrojtjes, KAYO, të krijuar më herët nga qeveria Rama, ku parashikohet bashkëpunimi i kapitalit shtetëror me atë privat.

Kjo ndërthurje ngre shqetësimin se një mekanizëm i krijuar për të garantuar furnizimin e spitaleve mund të shndërrohet në një strukturë me ndikim të jashtëzakonshëm mbi tregun e barnave, duke kufizuar hapësirën e konkurrencës nëse nuk vendosen mekanizma të fortë kontrolli dhe transparence.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top