Një aksident me pasojë tre të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30. Mësohet se shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.