Mjegulla mbulon Kukësin, thirrje për kujdes në qarkullim

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kukës janë shoqëruar nga mjegull e dendur, që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth.

Fenomeni është më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është ndjeshëm e kufizuar.

Mjegulla ka përfshirë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa sheshet dhe rrugët kryesore duken të mbuluara nga një perde e trashë mjegulle. Për qytetarët e moshuar, ky fenomen meteorologjik shoqërohet shpesh me vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për drejtuesit e automjeteve krijon rrezikshmëri të lartë në lëvizje.

Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit. Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është më e madhe, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e dritave të mjegullës dhe uljen e shpejtësisë. Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të ruajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme.

Fenomeni i mjegullës është i zakonshëm për rajonin e Kukësit gjatë stinë së vjeshtës dhe muajve të parë të dimrit, për shkak të pozitës gjeografike të qytetit dhe luginave përreth që mbajnë lagështinë e ajrit. Në historikun e motit për këtë zonë, mjegulla ka qenë shpesh prezente në mëngjese, duke ndikuar në lëvizjen rrugore dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top